Salehi: Veprimi i inspektores së ANEA ishte sabotim industrial
Shefi bërthamor i Iranit tha se Teherani e konsideron një incident që ndodhi muajin e kaluar me një inspektor të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që mbante një material "të dyshimtë" gjatë një vizite në një objekt bërthamor iranian, si një akt "sabotimi industrial".
Në një intervistë për Klubin e Gazetarëve të Rinj (YJC) të botuar të Shtunën, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi tha se inspektorët kontrollohen në hyrjen e tyre në uzinat bërthamore iraniane në një procedurë që është rutinë në të gjithë botë. Ishte gjatë kësaj procedure që një nga inspektorët e ANEA u gjet në posedim të "materialit të dyshimtë", tha Salehi, duke shtuar se përgjigjet e saj në lidhje me materialin, megjithatë "nuk ishin bindëse dhe të pranueshme". "Ne gjithmonë mbetemi vigjilentë ndaj planeve të armiqve për të dëmtuar industrinë bërthamore", shtoi ai. Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit shtoi: "Ata përdorën virusin Stuxnet kundër nesh, kanë kryer veprime të sabotimit industrial kundër nesh, na shisnin pajisje me defekt, por ne ishim vigjilentë në këtë drejtim dhe e shohim lëvizjen e fundit të inspektores së ANEA në të njëjtën linjë."