Vizita e Eragçi në Kinë për konsulta mbi marrëveshjen bërthamore
Abas Eragçi, zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë me ftesë të homologut të tij kinez ka shkuar në Kinë.
Eragçi lidhur me qëllimet e kësaj vizite ka thënë: Që nga koha e negociatave bërthamore, në vazhdimësi janë mbajtur takime konsultuese mes Iranit, Kinës dhe Rusisë dhe kjo vizitë ka po të njëjtin qëllim. Zv/shefi i diplomacisë iraniane pasi vuri në dukje se marrëveshja bërthamore ndodhet në një situatë të papërshtatshme për shkak të moszbatimit të zotimeve nga palët e tjera menjëherë pas daljes së jashtëligjshme të Amerikës nga kjo marrëveshje dhe shtoi: Irani nuk po përfiton nga interesat e përcaktuara në marrëveshjen bërthamore. Sa i përket takimit konsultues mes Iranit dhe Kinës, takim që organizohet sot në Pekin dhe në të cilin do të diskutohet mbi gjendjen e marrëveshjes bërthamore, Eragçi tha se në të do të marrin pjesë zëvendës ministrat e dy vendeve. Takimi konsultues mes Iranit dhe Kinës mbahet në kohën kur të premten e ardhshme do të mbahet takimi i zv/ministrave të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore. Vang Ji ministër i jashtëm i Kinës lidhur me të drejtat e Iranit në marrëveshjen bërthamore ka thënë: Të drejtat e ligjshme të Iranit në marrëveshjen bërthamore dhe interesat ekonomike të saj duhen garantuar. Duke qenë se ka kaluar 1 vit nga dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe nga rivendosja e sanksioneve ekonomike dhe pas moszbatimit të zotimeve dhe premtimeve të Evropës, këshilli suprem i sigurisë kombëtare të Iranit u ka dhënë palëve 60 ditë afat kohë që të zbatojnë zotimet e tyre në fushën e naftës dhe atë bankare, pasi në rast të kundërt Irani do të merrte vendim për uljen e zotimeve dhe angazhimeve të tij në marrëveshjen bërthamore. Irani deri tani ka zbatuar 4 faza të uljes së zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Megjithëse konsultimi është një prej temave kryesore të vizitës së zv/ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Abas Eragçi, në Kinë mirëpo duke qenë se të dy vendet kanë bashkëpunime të gjera në shumë fusha, në takimet dypalëshe do të trajtohen edhe çështje të tjera. Në fushën e sigurisë gjithashtu Irani dhe Kina kanë bashkëpunim strategjik në përputhje me zhvillimet në rajon. Kina si një prej anëtarëve të përhershëm të KS të OKB, i kushton rëndësi rolit të Iranit në rajonin e Gjirit Persik dhe ngushticën e Hormuzit sidomos në garantimin dhe ruajtjen e sigurisë. Këto parametra tregojnë se Iranit dhe Kina në marrëdhëniet e tyre kanë qëllime dhe objektiva të përbashkëta.