Erakçi: Bota ka përgjegjësi për ruajtjen dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore
Zv/ministri punëve të jashtme të Iranit deklaroi se marrëveshja bërthamore është një sukses diplomatik ndërkombëtar dhe vendet e botës kanë përgjegjësi për respektimin, zbatimin dhe ruajtjen e kësaj marrëveshje.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e diele në një konferencë për shtyp pas takimit konsultativ me zv/ministrin e punëve të jashtme të Kinës, vlerësoi se marrëveshja bërthamore është një sukses diplomatik i multilateralizmit dhe tha: "Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje në përputhje me Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe rezoluta 2231 e KS ka miratuar këtë traktat ndërkombëtar".
Erakçi duke thënë se vendimi i Amerikës si një anëtar i përhershëm i KS të OKB për daljen nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare, është shkelje e rezolutës së KS të OKB, theksoi: "Amerika jo vetëm që ka dal nga kjo marrëveshje ndërkombëtare, por edhe po ushtron presion edhe mbi vendet e tjera që kanë mbetur akoma në marrëveshjen bërthamore që të dalin edhe ato nga kjo marrëveshje ndërkombëtar dhe ky veprim është i papranueshëm për vendet e tjera".
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit vuri në dukje edhe reduktimin e zbatimeve të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha: "Reduktimi i zbatimit të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore nuk do të thotë dalje nga kjo marrëveshje, por ky veprim është shpëtim i kësaj marrëveshje. Në bazë të paragrafit 36 të kësaj marrëveshje, palët kanë të drejtë të marrin masa për organizimin e mekanizmave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në çështja të tilla".