Erakçi: Sanksionet e Amerikës nuk kanë dobësuar vullnetin e popullit të Iranit
(last modified Mon, 02 Dec 2019 15:22:51 GMT )
Dhjetor 02, 2019 16:22 Europe/Tirane
  • Erakçi: Sanksionet e Amerikës nuk kanë dobësuar vullnetin e popullit të Iranit

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit duke thënë se Republika Islamike e Iranit gjatë 40 viteve të kaluara ka qenë nën sanksione të Amerikës, deklaroi: "Këto sanksione kurrë nuk kanë qenë efikas dhe nuk kanë dëmtuar vullnetin e popullit të Iranit".

Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, i cili të hënën në takimin e zhvilluar me titull "Veprimet e fuqive kyçe në Lindjen e Mesme dhe ndikimi i tyre mbi sigurinë ndërkombëtare" në Tokio të Japonisë, deklaroi: "Presionet dhe sanksionet e Amerikës kundër Iranit kanë një historikë aq sa edhe vetë historiku i Revolucionit Islamik, mirëpo megjithëkëtë Irani vazhdon të jetë prej vendeve me stabilitet dhe siguri më të mirë në rajon".

Erakçi duke thënë se Irani si një prej vendeve të mëdha në rajonin e Azisë Perëndimore, ka ndikim të madh mbi këtë rajon, shtoi: "Rajoni i Azisë Perëndimore më shumë se në çdo kohë tjetër ka nevojë për paqe dhe vendet e rajonit duhet të kenë mundësi vetë të garantojnë sigurinë e tyre".

"Krizat në rajonin e Lindjes së Mesme janë rezultat i drejtpërdrejtë i ndërhyrjes së faktorëve të huaj siç është Amerika në çështjet e këtij rajoni",- tha ndër të tjera Sejed Abas Erakçi.

 

Tags