Gharibabadi: Irani partner i rëndësishëm i ANEA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92891-gharibabadi_irani_partner_i_rëndësishëm_i_anea
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vienë deklaroi se Irani është një partner i rëndësishëm i ANEA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2019 20:44 Europe/Tirane
  • Gharibabadi: Irani partner i rëndësishëm i ANEA

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vienë deklaroi se Irani është një partner i rëndësishëm i ANEA.

Kazem Gharibabadi, ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vienë, ditën e hënë në takimin special për aprovimin përfundimtar të drejtorit të ri të përgjithshëm të ANEA ka thënë; Irani si një vend në zhvillim dhe me aktivitete dhe programe të mëdha bërthamore, gjithmonë është një partner i devotshëm i ANEA. Irani është i mendimit se përdorimi paqësor i energjisë bërthamore nuk duhet të përdoret si mjet për veprime të jashtëligjshme dhe të njëanshme, apo veprime që pengojnë të tillë qëllim, tha në fjalën e tij Gharibabadi. Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vienë, pasi vuri në dukje se inspektimi dhe testimet vërtetuese në kuadër të rezolutës 2231 të KS të OKB, është një prej misioneve kryesore të ANEA në Iran, tha: Që nga fillim i këtij viti e deri në nëntor, ANEA ka kryer 688 inspektime në të gjithë Iranin. Ruajtja e marrëdhënieve konstruktive të punës mes Iranit dhe ANEA ka rëndësi tepër të madhe dhe kjo rrjedhë duhet të ndiqet në formë të pavarur, profesionale dhe në mënyrë të paanshme.