Drejtori i ANEA vlerëson bashkëpunimin me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92894-drejtori_i_anea_vlerëson_bashkëpunimin_me_iranin
Drejtori i ri i ANEA ka vlerësuar zgjerimin e bashkëpunimit me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 03, 2019 06:04 Europe/Tirane
  • Drejtori i ANEA vlerëson bashkëpunimin me Iranin

Drejtori i ri i ANEA ka vlerësuar zgjerimin e bashkëpunimit me Iranin.

Rafael Marianoi Grossi pas takimit të jashtëzakonshëm të ANEA ku është konfirmuar zyrtarisht detyra e tij si drejtor i përgjithshëm i kësaj agjencie, ka mirëpritur zgjerimin e  bashkëpunimit të Iranit me ANEA –në dhe ka thënë: Disa thonë se kundrejt Iranit duhet të jemi  të prerë dhe seriozë por unë them se të prerë dhe serioze duhet të jemi ndaj të gjithëve. Irani synon të parashtrojë pikëpamjet dhe pritjet e tij lidhur me procesin e veprimeve të ANEA dhe unë e mirëpres këtë. Irani me gjithë tërheqjen e njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe me gjithë kthimin e sanksioneve të padrejta q bien ndesh me rezolutat e KS të OKB, ka vazhduar bashkëpunimin e tij me ANEA. Irani për shkak se vendet perëndimore nuk kanë zbatuar angazhimet dhe zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka ulur disa prej zotimeve të tij në këtë marrëveshje.