Irani shpreson në zgjerimin e marrëdhënieve me Evropën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92899-irani_shpreson_në_zgjerimin_e_marrëdhënieve_me_evropën
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke përmendur përshëndetjen e ish shefes së politikës së jashtme të BE dhe zëvendësimin e saj me përfaqësuesin e ri të unionit në këtë post, shpresoi se marrëdhëniet e Iranit me Evropën do të zgjerohen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 03, 2019 06:04 Europe/Tirane
  • Irani shpreson në zgjerimin e marrëdhënieve me Evropën

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke përmendur përshëndetjen e ish shefes së politikës së jashtme të BE dhe zëvendësimin e saj me përfaqësuesin e ri të unionit në këtë post, shpresoi se marrëdhëniet e Iranit me Evropën do të zgjerohen.

Abas Mousavi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në një mesazh të tij në Twitter deklaroi: Ne vlerësojmë qëndrimet e pranueshme dhe të balancuara të Federika Mogherini në marrëdhëniet e saj me Republikës Islamike të Iranit dhe në të njëjtën kohë urojmë Josef borrel për postin e ri dhe shpresojmë në forcimin e marrëdhënieve të Iranit me BE dhe si rezultat forcimin e bashkëpunimit dhe të zbatimit të ligjit në arenën ndërkombëtare. Josef Borrell ish ministër i jashtëm i Spanjës, nga data 1 dhjetor ka marrë zyrtarisht detyrën e shefit të diplomacisë evropiane. Borrell është emëruar shefi i diplomacisë dhe çështjeve të sigurisë së Evropës në kohën kur ky post prej vitit 2014 e deri tani është mbajtur nga Federika Mogherini ish ministre e jashtme e Italisë. Mogherini në një mesazh të saj në Twitter ka shkruar se ka përfunduar mandati i saj 5 vjeçar në krye të diplomacisë evropiane. Ajo shtoi se përgjegjësinë për këtë detyrë dhe zyrën e saj ia ka dorëzuar Josef Borrell. Jean-Claude Juncker dhe Donald Tusk gjithashtu me përfundimin e mandatit të tyre, vendin ua kanë lënë krerëve të rinj të BE. Charl Mishel është kreu i ri i Këshillit të Evropës ndërsa Ursula van der Leyene ish ministre e mbrojtjes e Gjermanisë do të jetë kryetarja e re e komisionit të Evropës.