Ruhani: Amerika një shtet kriminel dhe terrorist
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92911-ruhani_amerika_një_shtet_kriminel_dhe_terrorist
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje sanksionet e papara të Amerikës kundër popullit të Iranit dhe deklaroi se Amerika është një shtet kriminel dhe terrorist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2019 11:46 Europe/Tirane
  • Ruhani: Amerika një shtet kriminel dhe terrorist

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje sanksionet e papara të Amerikës kundër popullit të Iranit dhe deklaroi se Amerika është një shtet kriminel dhe terrorist.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë njëkohësisht me ditën botërore të personave me të meta fizike, në takim me një grupe të personave me të meta fizike në Teheran, deklaroi: "Amerika me vendosjen e sanksioneve të papara që sipas pohimeve të vetë atyre, janë presioni më i madh ekonomik, dëshiron ta gjunjëzonte popullin iranian".

Ruhani shtoi: "Populli i Iranit pavarësisht të gjitha sanksioneve dhe presioneve të mëdha ekonomike, ka ruajtur dinjitetin e vet dhe me rezistencën e vetë dhe duke duruar vështirësitë, tani ka kaluar nga kushtet e vështira dhe ka ngadhënjyer ndaj sanksioneve".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se me rezistencën e popullit të Iranit, aktualisht rrethanat janë në atë mënyrë që vetë ata po kërkojnë negociata dhe po dërgojnë mesazhe private, theksoi: "Mesazhet dhe kërkesat e tyre për negociata po i dërgojnë në mënyrë private dhe ato janë përkundur motove që po i bëjnë në mënyrë publike dhe evropianët të cilët janë ndërmjetësues, e dinë mirë këtë gjë".