Arabia Saudite dhe Rusia pajtohen për reduktimin e prodhimit të naftës
(last modified Fri, 06 Dec 2019 15:14:18 GMT )
Dhjetor 06, 2019 16:14 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite dhe Rusia pajtohen për reduktimin e prodhimit të naftës

Ministrat e naftës së vendeve eksportuese të naftës OPEC të premten në mëngjes pas diskutimeve gati gjashtë orë, kanë rënë dakord për reduktimin e prodhimit të naftës edhe me 497 mijë fuçi më shumë, do të thotë 1.7 milionë fuçi në ditë.

Një burim i informuar ka deklaruar për agjencinë e lajmeve IRNA se: “Shkaku i zgjatjes së mbledhjes së sotme ishin mosmarrëveshjet mes Arabisë Saudite dhe Irakut për përcaktimin e pjesës proporcionale të Irakut nga reduktimi më i madh i prodhimit të naftës së këtij vendi”.

Sipas këtij burimi, Iraku në fund ka pranuar të reduktojë 50 mijë fuçi naftë në ditë që është më shumë se pjesa e mëparshme e këtij vendi nga prodhimi i naftës në ditë.

Ministrat e OPEC-ut pas përfundimit të mbledhje së mbrëmshme nuk kanë pranuar të deklarohen për gazetarët dhe janë larguar nga selia e kësaj organizate.

Suhejl bin Muhamed Faraxh Faris Al-Mazru’ij, ministri i naftës së EBA, ishte funksionari i parë që u largua nga mbledhje dhe pa dhënë asnjë deklaratë u largua nga ndërtesa e OPEC.

Ministrat e tjerë gjithashtu janë larguar nga selia e OPEC pa dhënë asnjë deklaratë për gazetarët. Vetëm ministri i naftës së Arabisë Saudite u ndal disa sekonda në mes të gazetarëve dhe ka thënë se mbledhja e mbrëmshme ishte shumë e komplikuar.

Bizhen Namdar Zangene, ministri i naftës së Iranit, ishte prej ministrave të fundit që u larguar nga selia e OPEC dhe duke thënë se nesër do t’u them çdo gjë, u largua nga mbledhje.

 

Tags