Rusia paralajmëron Evropën kundër anulimit të marrëveshjes bërthamore.
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92996-rusia_paralajmëron_evropën_kundër_anulimit_të_marrëveshjes_bërthamore.
Në prag të takimit të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore të Iranit në kryeqytetin austriak Vjenë, Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Riabkov u bëri thirrje nënshkruesve të marrëveshjes bërthamore të mos hiqnin dorë nga marrëveshja bërthamore dhe të mos dorëzohen përballë presioneve të Uashingtonit dhe i paralajmëroi ata për pasojat e rrezikshme të mos implementimit të kësaj marrëveshje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 06, 2019 16:28 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron Evropën kundër anulimit të marrëveshjes bërthamore.

Në prag të takimit të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore të Iranit në kryeqytetin austriak Vjenë, Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Riabkov u bëri thirrje nënshkruesve të marrëveshjes bërthamore të mos hiqnin dorë nga marrëveshja bërthamore dhe të mos dorëzohen përballë presioneve të Uashingtonit dhe i paralajmëroi ata për pasojat e rrezikshme të mos implementimit të kësaj marrëveshje.

"Administrata amerikane po përpiqet të shkatërrojë marrëveshjen bërthamore dhe vendet e tjera nënshkruese mund të jenë në një situatë kur Shtetet e Bashkuara përfundimisht po imponojnë vullnetin e tyre politik," tha Riabkov. "Ky është skenari më i keq i mundshëm, së pari për regjimin e mospërhapjes së armëve bërthamore dhe së dyti, për të drejtat sovrane të një vendi. Çështja iraniane mund të ishte një precedent. Shikoni se si një ndryshim i udhëheqjes në Shtëpinë e Bardhë ndikon në marrëdhëniet e SHBA me të gjitha vendet e tjera! Do të jetë e çuditshme dhe për më tepër një gabim i madh nëse aleatët e Shteteve të Bashkuara nuk e kuptojnë rëndësinë e situatës", paralajmëroi Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Riabkov. Takimi i komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore të Iranit do të zhvillohet të premten më 6 dhjetor në Vjenë.