Shefi i ri i ANEA: Nuk do të lejojmë diskriminim ndaj Iranit
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi, premtoi se do të veprojë në mënyrë të drejtë dhe të pavarur kundrejt Iranit.
Duke folur në një intervistë me Ria Novosti të hënën, Grossi shtoi se nuk do të lejojë diskriminim në asnjë rast dhe do të donte të mbështetej në bashkëpunimin me Iranin. "Ne nuk do të lejojmë diskriminim dhe paragjykim ndaj Iranit," tha ai, duke theksuar se si kreu i ri i ANEA, ai dëshiron të përparojë qasjen e tij ndaj marrëdhënieve me Teheranin. Grossi, i pari latino-amerikan që kryeson ANEA, shtoi se ai do të mbështetej në informacionin e dhënë nga inspektorët e agjencisë, të cilët monitorojnë angazhimin e Iranit në bazë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Grossi theksoi se ai nuk ka qëllim të prezantojë një metodologji të re, duke thënë se agjensia do të vazhdojë punën e saj si më parë.