Paralajmërimi serioz i Teheranit për Parisin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93112-paralajmërimi_serioz_i_teheranit_për_parisin
Në përgjigje të deklaratave ndërhyrëse të Presidentit Francez Emmanuel Macron, Sejed Abas Musavi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, të mërkurën në faqen e tij në Twitter shkroi:
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2019 16:48 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi serioz i Teheranit për Parisin

Në përgjigje të deklaratave ndërhyrëse të Presidentit Francez Emmanuel Macron, Sejed Abas Musavi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, të mërkurën në faqen e tij në Twitter shkroi:

"Francezët nuk duhet të harrojnë se Irani është një vend sovran dhe i pavarur. As qeveria jonë dhe as gjyqësori ynë nuk pranojnë ndërhyrje të huaja. Ndërhyrja në punët e brendshme të Iranit është e patolerueshme. " Emmanuel Macron në një postim mbrëmjen e së martës kërkoi lirimin "pa vonesë" të dy shtetasve francezë të arrestuar në Iran që nga qershori nën akuzën për spiunazh. Deklarata e Presidentit Macron erdhi pas një këmbimi të të burgosurve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në fundjavën e kaluar.