Transporti i pakove postare në Iran bëhet nga dronët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93140-transporti_i_pakove_postare_në_iran_bëhet_nga_dronët
Ministri i Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit në Iran njoftoi fillimin e sistemit Post Plus dhe tha: "Tani e tutje, dorëzimi i paketave postare me dronë do të bëhet në mënyrë që asnjë pikë e Iranit të mos jetë e paarritshme".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2019 17:49 Europe/Tirane
  • Transporti i pakove postare në Iran bëhet nga dronët

Ministri i Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit në Iran njoftoi fillimin e sistemit Post Plus dhe tha: "Tani e tutje, dorëzimi i paketave postare me dronë do të bëhet në mënyrë që asnjë pikë e Iranit të mos jetë e paarritshme".

Siç njofton FARS News, Ministri i Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit, Muhamed Xhavad Azari Xhahromi shkroi në Twitter sot: Transferimi i shpejtë i ilaçeve nëpër spitale, nëpër ishuj dhe surprizimi i njëri-tjetrit është një nga shërbimet që do të jetë në dispozicion të njerëzve tani e tutje". "Aktualisht ka pak vende në botë që e kanë bërë këtë," shtoi ai. Ministri i Komunikacionit njoftoi gjithashtu se Kompania Kombëtare e Postës është pajisur me makina elektrike, motoçikleta elektrike dhe biçikleta elektrike plotësisht iraniane.