Kharazi kritikon sabotimin e Perëndimit ndaj shteteve të pavarura
Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet e Jashtme të Iranit duke kritikuar sabotimin e shteteve perëndimore ndaj çështjeve të vendeve të pavarura, deklaroi se popujt e vendeve aziatike duhet të hartojnë filozofinë politike të çështjeve të tyre në bazë të vlerave të civilizimit dhe kulturës së vetë.
Sejed Kamal Kharazi, Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet e Jashtme të Iranit, në takim me Yan Xuetong, profesorin e dalluar dhe kryetarin e institutit për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Tsinghua të Kinës i cili po qëndron për një vizitë në Teheran, duke theksuar rolin e rëndësishëm të të dy vendeve në civilizimin njerëzor, deklaroi: “Shkëmbimet shkencore dhe në fushën e qytetërimit do të jenë shumë të dobishme për shfrytëzimin e eksperiencave të të dy popujve”.
Kharazi duke thënë se nënshkrimi i një dokumenti gjithëpërfshirës për bashkëpunim 25 vjeçar mes Iranit dhe Kinës, krijon mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, shtoi: “Irani mirëpret shkëmbimin e studentëve dhe zgjerimin e bashkëpunimit shkencor me Kinën”.
Yan Xuetong, profesor i dalluar dhe kryetar i institutit për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Tsinghua të Kinës, duke theksuar zgjerimin e bashkëpunimit mes Teheranit dhe Kinës, e quajti shumë të rëndësishëm vendimin e Iranit për heqjen e vizave për turistët kinezë që dëshirojnë të udhëtojnë në Iran.