Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit arrin në Turqi
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit ka arritur në Turqi për të marrë pjesë në samitin e 12-të të Asamblesë së Përgjithshme Ndërparlamentare të Azisë.
Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, ditën e shtunën pasi arriti në Turqi, në një prononcim për gazetarët, theksoi forcimin e multilateralizmit dhe deklaroi: "Në Samitin e 12-të të Asamblesë së Përgjithshme Ndërparlamentare Aziatike do të bisedojmë me delegacione parlamentare të vendeve anëtare".
Larixhani shtoi: "Bashkëpunimi parlamentar i vendeve aziatike është i dobishëm dhe shumë i rëndësishëm për ngritjen e nivelit të këtij kontinenti".
Në lidhje me marrëdhëniet e Iranit dhe Turqisë, z. Larixhani tha: "Teherani ka marrëdhënie të mira me Ankaranë dhe këto marrëdhënie duhet të zgjerohen më shumë se në të kaluarën".