Prezantohet roboti iranian Sorena-4
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93215-prezantohet_roboti_iranian_sorena_4
Roboti humanoid iranian "Sorena-4" u prezantua të shtunën në Universitetin e Teheranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2019 17:36 Europe/Tirane
  • Prezantohet roboti iranian Sorena-4

Roboti humanoid iranian "Sorena-4" u prezantua të shtunën në Universitetin e Teheranit.

Ky robot është i aftë të ecë me një shpejtësi prej 7.0 km / orë, të zbatojë komanda të ndryshme dhe mund të shndërrojë tekstin në të folur. Ky robot humanoid është një produkt krejtësisht iranian dhe u projektua fillimisht nga elita e studentëve iranianë në Universitetin e Teheranit dhe deri më tani janë prodhuar 4 kopje të tij. Roboti Sorena-4, 170 cm i lartë dhe me peshë 70 kg mund të lëvizë edhe në sipërfaqe të pjerrët dhe të rivendosë ekuilibrin e tij në rast të një problemi. Aftësi të tjera të "Sorena-4" përfshijnë aftësitë e shutimit, kryerjen e një larmie lëvizjesh  të dëshiruara siç janë shtrëngimi i duarve, falënderimi dhe zhvendosja e objekteve të ndryshme. Përgjigja ndaj pyetjeve, përkthimi, imitimi i lëvizjeve, aftësia vizuale dhe aftësia për të dalluar 100 objekte të ndryshme janë aftësi të tjera të këtij roboti.