Irani dhe Japonia zgjerojnë marrëdhëniet tregtare
(last modified Mon, 16 Dec 2019 14:58:35 GMT )
Dhjetor 16, 2019 15:58 Europe/Tirane
  • Irani dhe Japonia zgjerojnë marrëdhëniet tregtare

Takimi për zgjerimin e marrëdhëniet tregtare të Iranit dhe Japonisë u zhvillua sot në Teheran.

Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, në këtë takim vuri në dukje vizitën e Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, në Tokio në një të ardhme të afërt dhe deklaroi: "Vizitat reciproke të krerëve të Iranit dhe Japonisë tregojnë forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve".

Sejed Abas Erakçi në vazhdim tha: "Vizitat e autoriteteve të Iranit dhe Japonisë zhvillohen në rrethanat kur Irani ndodhet përball politikave të presionit maksimal të Amerikës dhe po zhvillohen komplote të ndryshme për t'a izoluar Iranin".

Erakçi gjithashtu vuri në dukje pengesat para marrëdhënieve ekonomike Teheran-Tokio dhe shtoi: "Baza e marrëdhënieve mes të dy vendeve është e atillë që pavarësisht sanksioneve dhe presioneve, bashkëpunimi bilateral po vazhdon".

Ndërkohë Mitsuo Saito, ambasadori i Japonisë në Iran, gjithashtu në këtë takim tha se marrëdhëniet ekonomike Tokio-Teheran nuk janë të mjaftueshme dhe theksoi: "Kompanitë e Japonisë shpresojnë në të ardhmen e Iranit dhe gjithashtu janë të pranishme në Iran".

 

Tags