Zgjerimi i marrëdhënieve Teheran-Tokio
(last modified Tue, 17 Dec 2019 07:52:58 GMT )
Dhjetor 17, 2019 08:52 Europe/Tirane
  • Zgjerimi i marrëdhënieve Teheran-Tokio

Hasan Ruhani presidenti i Iranit ka planifikuar të udhëtojë në Tokio në një të ardhme të afërt. Vizita që kryhet pas një vizite të kryeministrit japonez në Iran, është vlerësuar nga vëzhguesit politikë si tepër e rëndësishme.

Në këtë kuadër, ambasadori i Japonisë në Teheran Mitsuo Saito ka zhvilluar një takim me Abas Eragçi, zv/ministër i jashtëm i Iranit, takim që u përqendruar në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Takimi për zgjerimin e marrëdhëniet tregtare të Iranit dhe Japonisë u zhvillua dje në Teheran. Sejed Abas Eragçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, në këtë takim vuri në dukje vizitën e Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, në Tokio në një të ardhme të afërt dhe deklaroi: "Vizitat reciproke të krerëve të Iranit dhe Japonisë tregojnë forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve". Sejed Abas Eragçi në vazhdim tha: "Vizitat e autoriteteve të Iranit dhe Japonisë zhvillohen në rrethanat kur Irani ndodhet përball politikave të presionit maksimal të Amerikës dhe po zhvillohen komplote të ndryshme për t'a izoluar Iranin". Erakçi gjithashtu vuri në dukje pengesat para marrëdhënieve ekonomike Teheran-Tokio dhe shtoi: "Baza e marrëdhënieve mes të dy vendeve është e atillë që pavarësisht sanksioneve dhe presioneve, bashkëpunimi bilateral po vazhdon". Ndërkohë Mitsuo Saito, ambasadori i Japonisë në Iran, gjithashtu në këtë takim tha se marrëdhëniet ekonomike Tokio-Teheran nuk janë të mjaftueshme dhe theksoi: "Kompanitë e Japonisë shpresojnë në të ardhmen e Iranit dhe gjithashtu janë të pranishme në Iran". Më herët Shinzo Abe kryeministër i Japonisë, në krye të një delegacioni të lartë ka zhvilluar një vizitë në Teheran. Sipas shumë analistëve kjo vizitë tregon interesimin e madh të Japonisë për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin. Shinzo Abe në përfundim të takimit që pati me presidentin Hasan Ruhani në një konferencë të përbashkët për shtyp shprehu interesimin e Tokios për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin. Megjithatë pjesë e vizitës së kryeministrit japonez ishte edhe shqetësimi mbi përshkallëzimin e situatës në rajonin e Azisë Perëndimore. Kryeministri japonez ka deklaruar se ulja e tensioneve është një prej kërkesave të Japonisë. Të drejtat e ligjshme të Iranit në marrëveshjen bërthamore dhe interesat ekonomike të saj duhen garantuar. Duke qenë se ka kaluar 1 vit nga dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe nga rivendosja e sanksioneve ekonomike dhe pas moszbatimit të zotimeve dhe premtimeve të Evropës, këshilli suprem i sigurisë kombëtare të Iranit u ka dhënë palëve disa here afat kohë që të zbatojnë zotimet e tyre në fushën e naftës dhe atë bankare, pasi në rast të kundërt Irani do të merrte vendim për uljen e zotimeve dhe angazhimeve të tij në marrëveshjen bërthamore. Irani deri tani ka zbatuar 4 faza të uljes së zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

 


 

Tags