Hasan Ruhani niset për në Kualalampur
(last modified Tue, 17 Dec 2019 07:53:07 GMT )
Dhjetor 17, 2019 08:53 Europe/Tirane
  • Hasan Ruhani niset për në Kualalampur

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit është nisur për në Kualalampur të Malajzisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit me ftesë të Mahatir Muhamed kryeministër i Malajzisë ka shkuar në këtë vend për të marrë pjesë në takimin Kualampur-2019. Gjatë vizitës në Malajzi presidenti i Republikës Islamike të Iranit shoqërohet nga një delegacion i lartë ekonomik dhe politik. Në takimin e Kualalmpurin marrin pjesë 400 përfaqësues mes tyre 250 krerë shtetesh, personalitete politike dhe dijetarë nga 52 vende të botës. Takimi organizohet nga data 18-21 dhjetor dhe ka për qëllim gjetjen e rrugëve të reja dhe efikase për zgjidhjen e problemeve të botës islame dhe për përmirësimin e gjendjes së myslimanëve dhe popujve myslimanë. Pas përfundimi të vizitës në Malajzi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit do të shkojë në Tokio të Japonisë për tu takuar me Shinzo Abe kryeministër i Japonisë me të cilin do të diskutojë për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare.

 

 

Tags