Irani shton eksportin jo naftor drejt Katarit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93277-irani_shton_eksportin_jo_naftor_drejt_katarit
Vlera e eksporteve të mallrave jo naftore të Iranit nga provinca Bushehr në drejtim të Katarit në 8 muajt e kaluar, është shtuar me 57% në krahasim me periudhën e ngjashme të vitit të kaluar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 17, 2019 12:16 Europe/Tirane
  • Irani shton eksportin jo naftor drejt Katarit

Vlera e eksporteve të mallrave jo naftore të Iranit nga provinca Bushehr në drejtim të Katarit në 8 muajt e kaluar, është shtuar me 57% në krahasim me periudhën e ngjashme të vitit të kaluar.

Agjenci e lajmeve IRNA njoftoi se Abulkasem Muhamedzade, shefi i drejtorisë për tregti në organizatën e industrisë, minierave dhe tregtisë së provincës Bushehr, të martën në takimin për shqyrtimin e potencialeve eksportuese të kësaj province, tha: "Eksporti i artikujve jo naftor nga doganat e provincës Bushehr të Iranit në drejtim të Katarit, gjatë tetë muajve të kaluar, ka kapur shifrën rreth 180 milionë".

Muhamedzade shtoi: "Në një muaj të kaluar, gjithashtu mbi 8 milionë mallra janë eksportuar nga depot e Bushehrit drejt Katarit që në krahasim me periudhën e ngjashëm të vitit të kaluar, ka shënuar rritje me 29%".

Sipas këtij raporti, artikujt e eksportuar nga Irani në Katar në tetë muajt e kaluar, përfshinë produktet bujqësore, çimenton, klinkerin, karkalecin e kultivuar dhe çelikun.