Ruhani: Irani është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimin me Malajzinë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke deklaroi gatishmërinë e Teheranit për zgjerimin e bashkëpunimeve me Kuala Lampurin, deklaroi se Irani dhe Malajzia duhet të krijojnë mekanizma të rinj për zgjerimin e bashkëpunimeve të përbashkëta më shumë se në të kaluarën.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në takim me Mahathir Mohamad, kryeministrin e Malajzisë, i cili u zhvillua gjatë punimeve të samitit të Kuala Lampurit, shtoi: "Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Malajzisë është në interes të popujve të të dy vendeve".
Ruhani duke thënë se Irani është i interesuar që në marrëdhëniet me Malajzinë të përsërisë eksperiencën e suksesshme të tarifave preferuese për zgjerimin e marrëdhënieve të përbashkëta tregtare, shtoi: "Investimet reciproke gjithashtu duhet të vendosen në qendër të marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Malajzisë".
Mahathir Mohamad, kryeministri i Malajzisë, në këtë takim duke thënë se Malajzia është e mahnitur me qëndresën dhe rezistencën e shtetit dhe të popullit të Iranit përball presioneve të Amerikës, deklaroi: "Malajzia dhe Irani si dy vende myslimane, duke shfrytëzuar potencialet shkencore dhe ekonomike, mund të arrijnë në zhvillime të mëdha".