Irani dhe Turqia theksojnë nevojën për bashkëpunim dhe unitet të vendeve islame
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93334-irani_dhe_turqia_theksojnë_nevojën_për_bashkëpunim_dhe_unitet_të_vendeve_islame
Presidentët e Iranit dhe Turqisë kanë mirëpritur organizimin e samitit të krerëve të disa vendeve islame në Malajzi me qëllim të shqyrtimit të problemeve të botës islame dhe kanë theksuar nevojën për bashkëpunim dhe unitet më të madh mes vendeve islame.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2019 12:57 Europe/Tirane
  • Irani dhe Turqia theksojnë nevojën për bashkëpunim dhe unitet të vendeve islame

Presidentët e Iranit dhe Turqisë kanë mirëpritur organizimin e samitit të krerëve të disa vendeve islame në Malajzi me qëllim të shqyrtimit të problemeve të botës islame dhe kanë theksuar nevojën për bashkëpunim dhe unitet më të madh mes vendeve islame.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, ditën e enjte gjatë punimeve të samitit të krerëve të vendeve islame Kuala Lampur 2019 në Malajzi, kanë zhvilluar një takim dhe kanë biseduar rreth çështjeve rajonale sidomos procesin e zhvillimeve në Siri.

Hasan Ruhani ka shprehur shqetësime për vazhdimin e pranisë ushtarake të Amerikës në Siri dhe për përpjekjet për të mbajtur të pushtuar puset e naftës së Sirisë, prandaj ka kërkuar bashkëpunim më të madh të Iranit dhe Turqisë me qeverinë e Sirisë.

Presidenti i Iranit gjithashtu ka kërkuar bashkëpunim me qeverinë e Sirisë për t'i dëbuar grupet terroriste nga provinca Idlib dhe për të vendosur qetësinë dhe stabilitetin për banorët e këtij qytet.

Presidentët e Iranit dhe të Turqisë në këtë takim gjithashtu kanë diskutuar edhe situatën më të fundit në marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve dhe procesin e zgjerimit të këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat sidomos në sektorin e energjisë, transportit, industrisë, tregtisë dhe në sektorin bankar.