Demonstrimi i fuqisë dhe diplomacisë islamike në Malajzi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93348-demonstrimi_i_fuqisë_dhe_diplomacisë_islamike_në_malajzi
Vizita e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Malajzi dhe fjalimi në Samitin e Vendeve Islame dhe tryezën e rrumbullakët për përparësitë dhe sfidat e zhvillimit të botës islame në Samitin e Kuala Lumpur 2019 demonstruan rëndësinë e bashkëpunimit, konvergjencës dhe fuqisë islamike-aziatike.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2019 08:52 Europe/Tirane
  • Demonstrimi i fuqisë dhe diplomacisë islamike në Malajzi

Vizita e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Malajzi dhe fjalimi në Samitin e Vendeve Islame dhe tryezën e rrumbullakët për përparësitë dhe sfidat e zhvillimit të botës islame në Samitin e Kuala Lumpur 2019 demonstruan rëndësinë e bashkëpunimit, konvergjencës dhe fuqisë islamike-aziatike.

Irani, si një vend i rëndësishëm në kontinentin e Azisë, gjatë katër dekadave të fundit ka bërë përparime të konsiderueshme në fusha të ndryshme të shkencës, veçanërisht në shkencat e reja, përfshirë nanoteknologjinë dhe bioteknologjinë. Shpërndarja e këtyre sukseseve me vendet e tjera islamike në kontinentin aziatik ka një rezultat të dobishëm dhe krijon një forcë të madhe për tu përballur me një botë të rrënuar nga unilateralizmi amerikan. Presidenti iranian Hasan Ruhani në fjalimin e tij në takimin e Malajzisë ku u analizuan përparësitë dhe sfidat e zhvillimit në botën islame tha: "Vendimi për të ecur përpara me botën islamike bazohet në bashkëpunim mes vendeve islamike. Vendet islame në kontinentin aziatik kanë kapacitete të mëdha për bashkëpunim të gjerë, gjë që shton konvergjencën në secilin prej sektorëve ekonomikë, shkencorë, kulturorë, mbrojtës dhe madje edhe të turizmit për të rritur ndikimin e botës myslimanë në të gjitha sferat. Republika Islamike e Iranit, Malajzia, Indonezia, Turqia dhe Pakistani, si vende të rëndësishme islame, secila me përvoja të rëndësishme suksesi në fusha të ndryshme, mund të krijojnë një forcë efektive në arenën globale duke ndarë aftësitë e tyre përveç plotësimit të nevojave të njëri-tjetrit. Qasjet monopoliste në botë, të tilla si monopoli i dollarit dhe aparteid apo diskriminimi shkencor në botë, mund të ndryshohen nga vendet islamike në mënyrë që të eliminojnë ndikimin e kësaj qasjeje koloniale në botën e sotme. Themelimi i "fondit të samitit të Kuala Lumpurit për financimin e bashkëpunimit teknologjik midis vendeve islame", themelimi i "qendrës së përbashkët të kërkimit në teknologjitë e inteligjencës artificiale" dhe "siguria në internet" e deri tek iniciativa e teknologjive të informacionit dhe komunikimit dhe në fund krijimi i "tregut të përbashkët të shteteve islamike dhe ekonomia dixhitale, ishin disa propozime të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit për të krijuar një pol efektiv në botën islamike. Vendet islame, për shkak të përbashkëtave të të tyre kulturore, gjuhësore, fetare dhe civilizues, mund të zhvillojnë me lehtësi një qasje mbizotëruese në botën e sotme në fusha të ndryshme dhe mund të kthehen si një institucion i fuqishëm që administron ekuacionet ekonomike, kulturore dhe politike të botës.