Presidenti Ruhani niset për në Tokio
(last modified Fri, 20 Dec 2019 07:53:26 GMT )
Dhjetor 20, 2019 08:53 Europe/Tirane
  • Presidenti Ruhani niset për në Tokio

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pas përfundimit të vizitës së tij në Malajzi, është nisur për në Tokio të Japonisë me ftesë zyrtare të kryeministrit japonez.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë qëndrimit në Malajzi mori pjesë në takimin e Kuala Lumpur-2019 ku parashtroi pikëpamjet e Iranit dhe mori pjesë në takimin e tryezës së rrumbullakët për prioritetin e zhvillimit dhe sfidave të botës islame.  Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se bota islame në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare po përballet me sfida të reja, deklaroi se bota islame duhet të parashikojë masa për t'u çliruar nga hegjemonia e dollarit dhe nga sistemi financiar i Amerikës. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të enjten në ceremoninë e hapjes së samitit të krerëve të vendeve islame Kuala Lumpur 2019 në Malajzi, vlerësoi se sfidat kulturore dhe të identitetit, të sigurisë, mos zhvillimi dhe sfidat ekonomike, janë sfidat më të rëndësishme të reja me të cilat po përballet bota islame në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare. Presidenti iranian  duke thënë se rreziku i dobësimit të identitetit kombëtar dhe islam dhe ngadhënjimi i kulturave të huaja, është kërcënimi më serioz për botën islame, shtoi: "Lufta në Siri dhe Jemen, trazirat e pasiguria në Irak, Liban, Libi dhe Afganistan janë rezultat i komponimit të ekstremizmit të brendshëm dhe ndërhyrjes së huaj".

Tags