Musavi: Politika e jashtme e Amerikës është joefikase dhe iluzionare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93363-musavi_politika_e_jashtme_e_amerikës_është_joefikase_dhe_iluzionare
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të iranit duke dënuar deklaratat anti-iraniane të sekretarit amerikan të shtetit, deklaroi se diplomacia dhe politika e jashtme e Amerikës është joefikase dhe iluzionare dhe arrogante.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2019 11:52 Europe/Tirane
  • Musavi: Politika e jashtme e Amerikës është joefikase dhe iluzionare

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të iranit duke dënuar deklaratat anti-iraniane të sekretarit amerikan të shtetit, deklaroi se diplomacia dhe politika e jashtme e Amerikës është joefikase dhe iluzionare dhe arrogante.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, të enjten duke përsëritur pretendimet e zakonshme të pabaza kundër Iranit, e akuzoi Teheranit për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Sejed Abas Erakçi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të premten deklaroi: “Pompeo nga një organizatë ferri, mashtruese, komplotistë dhe torturuese është emëruar në krye të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe idetë e tij të ferrit i ka futur në skenën diplomatike e cila është një sferë civilizuese”.

Musavi shtoi: “Pompeo nuk është në nivel të pozitës së asnjë ministri të jashtëm në botë dhe nuk ka kurrfarë pozite në këtë sferë. Pompeo është altoparlant i arrogancës, mashtrimit, nënçmimit dhe ofendimit me gjuhë të forcës, injorancës dhe ekstremizmit”.