Kryeministri i Japonisë pret zyrtarisht presidentin e Republikës Islamike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93365-kryeministri_i_japonisë_pret_zyrtarisht_presidentin_e_republikës_islamike_të_iranit
Kryeministri i Japonisë të premten në pallatin e kryeministrisë së këtij vendi, në mënyrë zyrtare ka pritur presidentin e Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 20, 2019 15:38 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Japonisë pret zyrtarisht presidentin e Republikës Islamike të Iranit

Kryeministri i Japonisë të premten në pallatin e kryeministrisë së këtij vendi, në mënyrë zyrtare ka pritur presidentin e Republikës Islamike të Iranit.

Në ceremoninë solemne të organizuar nga kryeministri i Japonisë, së pari u kënduan himnet e të dy vendeve dhe z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe Shinzu Abe, kryeministri i Japonisë, kanë kaluar pranë gardës dhe pastaj kanë prezantuar anëtarët e delegacioneve të njëri-tjetrit.

Pas ceremonisë së pritjes zyrtare, Ruhani dhe Abe kanë zhvilluar takim privat dhe në vazhdim janë zhvilluar bisedimet e përbashkëta mes delegacioneve të dy vendeve. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe delegacioni i tij shoqërues sonte të marrin pjesë edhe në darkën e punës që organizohet nga kryeministri i Japonisë.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit para vizitë në Japoni, ka zhvilluar një vizitë tre ditore në Malajzi.