Mbrojtja Ajrore e Ushtrisë Iraniane nuk njeh kufi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93371-mbrojtja_ajrore_e_ushtrisë_iraniane_nuk_njeh_kufi
Komandanti i Forcës së Mbrojtjes Ajrore të Iranit tha se Mbrojtja Ajrore e Ushtrisë Iraniane siguron mbrojtje të përsosur të qiellit të Republikës Islamike të Iranit dhe nuk njeh asnjë kufi për të mbrojtur vendin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2019 15:45 Europe/Tirane
  • Mbrojtja Ajrore e Ushtrisë Iraniane nuk njeh kufi

Komandanti i Forcës së Mbrojtjes Ajrore të Iranit tha se Mbrojtja Ajrore e Ushtrisë Iraniane siguron mbrojtje të përsosur të qiellit të Republikës Islamike të Iranit dhe nuk njeh asnjë kufi për të mbrojtur vendin.

Gjeneral brigade Alireza Sabahifard, Komandant i Forcës së Mbrojtjes Ajrore të Ushtrisë së Iranit, tha se mbrojtja ajrore e Republikës Islamike të Iranit ishte e pajisur me sisteme të prodhuara nga Irani dhe me forca të trajnuara brenda vendit. "Sot, sistemet e mbrojtjes ajrore janë instaluar kudo në vend. Kjo vetë-mjaftueshmëri dhe pavarësi e shton frikën e armiqve të cilët në të njëjtën kohë janë të mërzitur nga niveli i lartë i disponueshmërisë së forcave tona ", nënvizoi Gjeneral brigade Alireza Sabahifard. Ky ushtarak i lartë iranian shtoi: "Mbrojtja Ajrore e Ushtrisë mbron me përsosmëri qiellin e Republikës Islamike të Iranit dhe nuk njeh asnjë kufi në mbrojtjen e vendit".