Ruhani: Ne mirëpresim negociatat në kuadër të interesave tona
(last modified Sat, 21 Dec 2019 07:45:59 GMT )
Dhjetor 21, 2019 08:45 Europe/Tirane
  • Ruhani: Ne mirëpresim negociatat në kuadër të interesave tona

Irani mirëpret çdo plan që mund të forcojë shkëmbimet ekonomike, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe të rrisë eksportet dhe shitjet e naftës iraniane, tha presidenti iranian.

Sipas IRNA, Hasan Ruhani pas takimit me kryeministrin japonez Shinzo Abe në Tokio, në llogarinë e tij në Twitter deklaroi: "Ne nuk tërhiqemi nga asnjë bisedë dhe marrëveshje që është në interesin tonë kombëtar." Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të premten në mëngjes në krye të një delegacioni të nivelit të lartë ka shkuar në Tokio me ftesë të kryeministrit japonez për të zhvilluar bisedime bilaterale dhe për të diskutuar mbi çështjet më të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale. Në takim me kryeministrin Abe, Hassan Ruhani shtoi: Sanksionet e SHBA kundër Iranit janë një formë e terrorizmit ekonomik dhe ata që janë duke punuar për të luftuar terrorizmin, duhet të kundërshtojnë dhe përballen me këtë veprim. Presidenti i Iranit dhe Kryeministri i Japonisë në 7 vitet e fundit që nga presidenca e Ruhani janë takuar të paktën 10 herë. Japonia dhe Irani kanë marrëdhënie miqësore dhe javën e kaluar festuan 90-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të tyre bilaterale.

 

 

Tags