Presidenti iranian përfundon vizitën në Japoni
(last modified Sat, 21 Dec 2019 13:17:00 GMT )
Dhjetor 21, 2019 14:17 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian përfundon vizitën në Japoni

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani i cili me ftesë të kryeministrit të Japonisë, ka zhvilluar një vizitë në Tokio, sot ka përfunduar vizitën dhe është nisur drejt Teheranit.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në vizitën e tij njëditore në Japoni, është takuar dhe ka biseduar me Shinzu Abe, kryeministrin e Japonisë, në lidhje me çështjet me interes bilaterale, rajonal dhe ndërkombëtar.

Hasan Ruhani para se të largohet nga Tokio është takuar edhe me një grup të drejtuesve të lartë të sektorit ekonomik të Japonisë me të cilët ka biseduar në lidhje me bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes të dy vendeve.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në këtë takim vuri në dukje marrëdhëniet e mira të Iranit dhe Japonisë dhe vullnetin e të dy shteteve për zgjerimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat dhe deklaroi: "Dyert e Iranit gjithashtu vazhdojnë të jenë të hapur për kompanitë japoneze dhe këto kompani mund të kenë një prani aktive të rëndësishme në projekte të ndryshme në Iran. Ne shpresojmë se kjo vizitë do të rezultojë me zgjerimin më shumë se në të kaluarën të marrëdhënieve të Iranit dhe Japonisë në fusha të ndryshme shkencore, kulturore, politike dhe ekonomike".

Tags