Aktivizohet orbita sekondare e reaktorit "Khondab" në Arak
Orbita sekondare e reaktorit hulumtues atomik "Khondab" në Arak të Iranit është aktivizuar sot.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se faza e parë e aktivizimit të pajisjeve të reaktorit të ujit të rëndë "Khondab" (orbita e sekondare dhe e mbyllur) është aktivizuar sot (të hënën) gjatë një ceremonie në prani të Ali Akbar Salehi, shefit të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit.
Reaktori hulumtues i ujit të rëndë i modernizuar "Khondab" në Arak po i përfundon fazat e ndërtimit me qëllim të fitimit të eksperiencës dhe shkencës teknologjike në projektimin dhe ndërtimin e reaktorëve atomik, edukimin e forcës njerëzore të specializuar, krijimin e mundësive për hulumtim dhe zhvillim në fushat e fizikës neutron, termohidrolike dhe për kurimin dhe për prodhimin e radio-izotopave për konsumim në mjekësi, industri, bujqësi etj..