Velajeti: Irani mbështet kandidaturën e parlamentit irakian për kryeministrin
(last modified Tue, 24 Dec 2019 07:48:33 GMT )
Dhjetor 24, 2019 08:48 Europe/Tirane
  • Velajeti: Irani mbështet kandidaturën e parlamentit irakian për kryeministrin

Irani mbështet çdo lloj kandidature të nxjerrë nga parlamenti irakian për postin e kryeministrit.

Kështu ka deklaruar Ali Akbar Velajeti këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare. Në një intervistë për Rusia Today, Velajeti hodhi poshtë pretendimet për konsultat e Iranit me funksionarët e Irakut për imponimin e një kandidature për postin e kryeministrit dhe tha; është e drejtë e kombit irakian që të zgjedhë vetë fatin e qeverisë së vet. Velajeti ndër të tjera e konsideroi të drejtë të popullit irakian organizimin e protestave dhe tha se qeveria e ardhshme e Irakut duhet të plotësojë kërkesat e popullit. Këshilltari i lideri suprem për çështjet ndërkombëtare ndër të tjera tha se zhvillimet e ditëve të fundit në Irak po ecin në drejtim të realizimit të kërkesave të protestuesve, të cilat do të plotësohen pas krijimit të një qeverie që do të punojë për zgjidhjen e problemeve të popullit irakian. Velajeti më tutje deklaroi se protestat në Liban vazhdojnë me nxitjen e qeverive të Arabisë Saudite dhe regjimit sionist dhe shoti se populli Libanit me gjithë komplotet e armiqve shumë shpejt do t’i kalojë vështirësitë dhe protestat me zgjedhjen e kryeministrit të ri dhe me zbatimin e kërkesave të popullit do të reduktohen.

Tags