Musavi: Irani nuk i harron miqtë e periudhës së vështirë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk i harron kurrë miqtë e vetë të periudhës së vështirë.
Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e martë në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, duke thënë se Teherani dhe Moska kanë marrëdhënie historike të veçanta, deklaroi: "Marrëdhëniet e Iranit dhe Rusisë pavarësisht baticave dhe zbaticave që kanë pasur në periudha të ndryshme, sidomos gjatë dy shekujve të fundit, por pas fitores së Revolucionit Islamik dhe sidomos gjatë viteve të fundit, këto marrëdhënie kanë shënuar një zgjerim të konsiderueshëm".
Musavi duke theksuar faktin se marrëdhëniet Teheran-Moskë kanë edhe armiq dhe element destruktiv, theksoi: "Irani dhe Rusia si dy vende fqinje dhe si dy fuqi rajonale, qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit. Irani dhe Rusia në qarqet ndërkombëtare kanë një politik të koordinuar mirë dhe në krizën e Sirisë janë duke i dhënë fund tensioneve dhe duke e kthyer stabilitetin dhe sigurinë në këtë vend dhe ky stabilitet do të ushtrojë ndikim pozitiv mbi të gjithë rajonin".