Izraeli do të pendohet për sulmet ndaj Sirisë
(last modified Tue, 24 Dec 2019 19:58:56 GMT )
Dhjetor 24, 2019 20:58 Europe/Tirane
  • Izraeli do të pendohet për sulmet ndaj Sirisë

Një zyrtar i lartë iranian tha se Izraeli do të pendohet nëse kryen akte agresive kundër Sirisë, dhe se popujt sirian dhe libanez do t'i japin përgjigje të ashpër regjimit të Tel Avivit.

"Sulmet ajrore izraelite kundër Sirisë nuk do të mbeten pa përgjigje dhe Tel Avivi do të pendohet që ka kryer këto krime," tha në një intervistë për kanalin Rusia Today, Ali Akbar Velajati, këshilltar i lartë i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. "Herët ose vonë, Izraeli do të marrë përgjigje për sulmet dhe krimet e tij në Siri," tha Velajati, duke shprehur shpresën se forcat e rezistencës në Siri dhe Liban "do të rezistojnë kundër krimeve të kryera nga SHBA dhe Izraeli. " Ai tha se "Izraeli nuk mund të vazhdojë me pandëshkueshmëri agresionin e tij të paligjshëm në rajon." Velajati më tej i hodhi poshtë si "propagandë" kërcënimet anti-iraniane të bëra nga zyrtarët izraelitë, duke thënë: "Tel Avivi është i pafuqishëm dhe nuk mund të zbatojë kërcënimet e tij kundër Iranit." Zyrtari iranian tha gjithashtu se lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah do ta "rrafshojë Izraelin " nëse regjimi sionist guxon të sulmojë Libanin.

 

Tags