Kryetari i Parlamentit të Iranit uron festën e Krishtlindjes
(last modified Tue, 24 Dec 2019 20:03:06 GMT )
Dhjetor 24, 2019 21:03 Europe/Tirane
  • Kryetari i Parlamentit të Iranit uron festën e Krishtlindjes

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larixhani në një mesazh të martën uroi homologët e tij të krishterë në prag të festës së Krishtlindjes.

"Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta me rastin e Krishtlindjes, si dhe fillimin e vitit të ri 2020", shkroi të martën në mesazhin e urimit  dërguar kryetarëve të parlamenteve të vendeve të botës, kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larixhani. "Unë besoj me vendosmëri se është e mundur të arrihet paqja, drejtësia dhe përparimi përmes objektivave që Jezu Krishti i promovoi gjithmonë. Kjo mund të arrihet përmes bashkëveprimit konstruktiv dhe dialogut midis të gjitha besimeve hyjnore", shtoi ai. Larixhani theksoi se Parlamenti i Iranit mirëpret çdo lloj bashkëpunimi me parlamentet e tjera në përpjekje për të forcuar paqen dhe vlerat njerëzore.

 

Tags