Hasan Ruhani uron përvjetorin e lindjes së Hazretit Isa a.s.
Presidenti i Republikës së Iranit me anë të një mesazhi dërguar Papës, liderit të katolikëve të botës, ka uruar përvjetorin e lindjes së Profetit Isa a.s. dhe gjithashtu festat e vitit të ri 2020.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në këtë mesazh, deklaroi se Profeti Isa a.s. ishte profet i besimit në një Zot dhe dashurisë ndaj njeriut dhe ishte simbol i durimit dhe lajmëruar i lirisë dhe dinjitetit të njeriut.
Z. Hasan Ruhani në këtë mesazh uroi: "Në përvjetorin i lindjes së Hazreti Isaut a.s., besimtarët e feve monoteiste dhe kërkuesit e të vërtetës dhe besimtarët e të gjitha feve qiellore, të bëjnë hapa më të mëdhenj në rrugën e vendosjes së paqes dhe drejtësisë".
Z. Hasan Ruhani gjithashtu ka uruar shëndet, sukses, lumturi dhe fitore për besimtarët e të gjitha feve hyjnore.