Takimi i zv/ministrave të jashtëm të Iranit dhe Rusisë
Gholam’hossein Dehkani, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet juridike dhe ndërkombëtare, në takim me Olg Seiromolotov zv/ministër i jashtëm i Rusisë, diskutoi për luftën kundër terrorizmit.
Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, Dehkani në këtë takim vuri në dukje se mbështetja e hapur dhe e fshehur e disa vendeve të rajonit dhe ato perëndimore për grupet terroriste është faktori kryesor i zgjerimit të terrorizmit dhe radikalizmit në Azinë perëndimore gjë e cila e bën të nevojshëm forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mes Iranit dhe Rusisë. Zv/ministri i jashtëm i Rusisë gjithashtu kritikoi sjelljen e dyanshme të disa vendeve të botës kundrejt terrorizmit dhe kërkoi vazhdimin e bashkëpunimeve konstruktive mes Iranit dhe Rusisë sidomos në fushën e sigurisë. Zv/shefat e diplomacive të Iranit dhe Rusisë gjithashtu shprehën kënaqësinë nga procesi në rritje i bashkëpunimeve bilaterale dhe ndërkombëtare të Iranit dhe Rusisë si lufta kundër terrorizmit në Siri dhe theksuan zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve dypalëshe. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.