"Rripi i sigurisë detare" bashkon flotat iraniane, ruse dhe kineze
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93514-rripi_i_sigurisë_detare_bashkon_flotat_iraniane_ruse_dhe_kineze
Manovrat detare trepalëshe të koduara "Rripi i sigurisë detare" do të bashkojnë flotat luftarake detare iraniane, ruse dhe kineze në Oqeanin Indian verior në Detin e Omanit e deri në ngushticën e Hormuzit, më 27 dhjetor 2019.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2019 21:49 Europe/Tirane

Manovrat detare trepalëshe të koduara "Rripi i sigurisë detare" do të bashkojnë flotat luftarake detare iraniane, ruse dhe kineze në Oqeanin Indian verior në Detin e Omanit e deri në ngushticën e Hormuzit, më 27 dhjetor 2019.

"Rripi i sigurisë detare" ka specifikën e të qenit manovra e parë e përbashkët e marinës iraniane në Oqeanin Indian verior me flotat e dy fuqive të mëdha ruse dhe kineze. Përtej aspekteve ushtarake dhe teknike të këtij ushtrimi detar, "Rripi i Sigurisë Detare" është i rëndësishëm në planin politik në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen të krijojnë një koalicion detar për të forcuar dhe justifikuar praninë e tyre në Gjiri Persik, sepse do të tregojë edhe njëherë fuqinë mbrojtëse të Republikës Islamike të Iranit dhe dinamizmin e diplomacisë iraniane për të zhvilluar bashkëpunim me fuqitë e mëdha. Flota iraniane është organizatori kryesor i manovrës "Rripi i Sigurisë Detare" dhe njësitë e ndryshme të saj do të marrin pjesë në operacionet detare dhe në misionet ajrore. Duke ekzaminuar përbërjen dhe aftësitë e anijeve luftarake të vendosura nga Kina dhe Rusia në ujërat e rajonit për të zhvilluar ushtrime të përbashkëta me Iranin, është e qartë se këto ushtrime janë me rëndësi strategjike për të tre palët.