Dhjetor 27, 2019 08:31 Europe/Tirane
  • Festa e regjistrimit si trashëgimi botërore të pyjeve Hejrkani

Festa e regjistrit si trashëgimi botërore të pyjeve Hejrkani, është organizuar në qytetin Babolsar pjesë e provincës Mazandaran në veri të Iranit.

Festa e regjistrimit të pyjeve Hejrkani si trashëgimi botërore u organizua dje në prani të ministrit të kulturës, turizmit dhe industrisë artizanale në Iran dhe me pjesëmarrjen e  funksionarëve të provincës Mazandaran si dhe ekspertë kulturorë të provincave Golestan, Gilan, Semnan, Khorasani i veriut dhe Mazandaran. Pyjet Hejrkani që ndodhen në vijën veriore të Iranit vitin e kaluar u regjistruan në listën e trashëgimisë botërore në Baku kryeqytetin e Azerbajxhanit. Pyjet Hejrkani kanë një sipërfaqe prej 1.9 milion km katror dhe janë të shpërndarë në veri të provincës Gilan e deri në Gelidag në lindje të provincës Golestan në një shtrirje me gjatësi 800 km gjerësi 20 km dhe formë të shpërndarë 70 km. Një pjesë e vogël e këtij pylli të rëndësishëm ndodhet në Azerbajxhan. Pyjet Herjkani është vendi ku rriten 296 lloj shpendësh dhe 98 lloje gjitarësh. Gjithashtu numërohen mbi 150 lloje bimësh dhe pemësh.

Tags