Në perëndim të Iranit zbulohet një sasi të armëve dhe municionit
Forcat e sigurisë së Iranit kanë zbuar dhe konfiskuar një sasi me armë dhe municion luftarak në rajonin Xhavanrud në perëndim të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se forcat e sigurisë së Iranit ditën e enjte kanë zbuluar një sasi të armëve dhe municionit luftarak e cila kishin hyrë në Iran me qëllim të kryerjes së veprimeve destruktive kundër sigurisë së Iranit, por menjëherë ishte identifikuar, zbuluar dhe konfiskuar.
Forcat e sigurisë së Iranit gjatë një viti të kaluar kanë kryer veprime efikase për zbulimin e rrjeteve të spiunazhit dhe veprimeve destruktive dhe kanë neutralizuar komplotet e faktorëve dhe agjentëve të huaja.
Raportet tregojnë se Iran në sferën e sigurisë dhe inteligjente ka vepruar fuqishëm përball faktorëve destruktiv dhe nëpërmjet këtyre operacioneve, ka neutralizuar shumë komplote kundër sigurisë së vendit.