Irani solidarizohet me shtetin dhe popullin e Kazakistanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93524-irani_solidarizohet_me_shtetin_dhe_popullin_e_kazakistanit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ditën e premte ka shprehur keqardhje për aksidenti e rrëzimit të një avioni të transportit civil në Kazakistan dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin e Kazakistanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 27, 2019 12:10 Europe/Tirane
  • Irani solidarizohet me shtetin dhe popullin e Kazakistanit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ditën e premte ka shprehur keqardhje për aksidenti e rrëzimit të një avioni të transportit civil në Kazakistan dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin e Kazakistanit.

Sejed Abas Musavi me këtë rast i shprehu ngushëllime qeverisë dhe popullit të Kazakistanit dhe deklaroi solidaritetin e Iranit me familjet e viktimave dhe u dëshiroi shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

Një avion i transportit civil të tipit Fokker-100 me 95 pasagjerë ka pësuar defekte në kohën e ngritjes në juglindje të Kazakistanit dhe është rrëzuar. Avioni ishte nisur nga aeroporti Almati për në qytetin Nursultan kryeqytetin e Kazakistanit. Në kohën e ngritjes avioni ka pësuar defekt dhe është përplasur me një mur betoni dhe një ndërtesë dykatëshe. Në këtë aksident ajror 15 persona humbën jetën. Sipas autoriteteve të Kazakistanit të paktën 60 pasagjerë janë shpëtuar nga ky aksident ajror.