Moska nuk do ta përkrahë zgjatjen e embargos së armëve ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93532-moska_nuk_do_ta_përkrahë_zgjatjen_e_embargos_së_armëve_ndaj_iranit
Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë tha se Moska kundërshton zgjatjen e embargos së armëve të Këshillit të Sigurimit ndaj Iranit, e cila skadon vitin e ardhshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 27, 2019 17:32 Europe/Tirane
  • Moska nuk do ta përkrahë zgjatjen e embargos së armëve ndaj Iranit

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë tha se Moska kundërshton zgjatjen e embargos së armëve të Këshillit të Sigurimit ndaj Iranit, e cila skadon vitin e ardhshëm.

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë Sergei Riabkov tha në një intervistë të enjten me agjensinë ruse të lajmeve Interfax se marrëveshjet e arritura me Iranin duhet të zbatohen. "Nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore dhe iniciatorët e ratifikimit të rezolutës 2231 të KS të OKB kanë rënë dakord më parë të kufizojnë eksportin e një larmi armësh dhe pajisjesh ushtarake, duke iu nënshtruar shtatë kategorive të Klasifikimit të armëve konvencionale të OKB për Iranin ", tha ai duke shtuar: "Periudha e ndalimit të eksportit dhe importit të armëve në Iran do të skadojë dhe kjo embargo nuk mund të zgjatet. Ne nuk mund t'i nënshtrohemi çdo herë pretendimeve të partnerëve tanë amerikanë. Ata mund të ngrenë një temë tjetër vitin e ardhshëm. " Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, ky zyrtar rus tha: "Unë mendoj se politika e presionit maksimal të ushtruar ndaj Iranit nga pala amerikane gjithashtu do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sidoqoftë, shanset për të ruajtur dhe për ta zbatuar plotësisht atë do të dobësohen për shkak të sabotimeve të Shteteve të Bashkuara dhe neglizhencës së partnerëve të tyre evropianë ". Me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit, Donald Trump, presidenti amerikan, e ka vendosur veten, sipas një media amerikane, në një pozicion dobësie përballë Iranit, i cili nga fundi i vitit të ardhshëm do të ketë mundësinë e blerjes së armëve të përparuara ruse dhe kineze, kur përfundon Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të OKB. në një kompromis të lidhur me marrëveshjen bërthamore të arritur midis Iranit dhe fuqive botërore në vitin 2015, OKB u pajtua që nga tetori i vitit 2020, Teherani të fillojë blerjen e armëve ofensive. Irani tashmë është në bisedime me Rusinë për të blerë avionët Su-30, aeroplanët trajnues Yak-130, tanket T-90, sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 dhe sistemet e mbrojtjes bregdetare Bastion. Ai gjithashtu mund të jetë i interesuar edhe për pajisjet ushtarake kineze, shkroi sajti informativ amerikan Bloomberg.