Larixhani: Siria ka tejkaluar periudhën e krizës
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se Siria ka tejkaluar periudhën e krizës dhe ky vend aktualisht ka hy në fazën e rindërtimit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në takim me një delegacion të grupeve etnike të Sirisë në Teheran, vuri në dukje rëndësinë e hartimin e Kushtetutës së re të këtij vendi nga përfaqësuesit sirianë dhe deklaroi: "Populli nuk ka nevojë për protektorat të huaj dhe duhet të ketë mundësi që pa presion nga jashtë, të hartojë Kushtetutën e re të këtij vendi".
Larixhani gjithashtu theksoi zgjidhjen e disa problemeve të Sirisë dhe shtoi: "Prania e terroristëve në provincën Idlib ka gjurmë shumë të dëmshme dhe ky problem duhet të mënjanohet sa më shpejtë".
Larixhani kujtoi se disa vende të rajonit kanë pretenduar se Siria do të rrëzohet e shkatërrohet gjatë një periudhe të shkurtë, tha: "Siria ka arritur të ngadhënjejë ndaj komplotet e rrezikshme të armiqve dhe deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me Sirinë, tregojnë se ata vetëm synojnë plaçkitjen e naftës së këtij vendi".
Larixhani theksoi se Irani kundërshton çfarëdo lloj veprimi kundër sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Sirisë dhe e mbështet këtë vend në luftën kundër terrorizmit.