Përfundon manovra e përbashkët e Iranit, Rusisë dhe Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93584-përfundon_manovra_e_përbashkët_e_iranit_rusisë_dhe_kinës
Manovra e përbashkët detare e Iranit, Rusisë dhe Kinës ka përfunduar me një paradë ushtarake të forcave pjesëmarrëse.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2019 20:13 Europe/Tirane
  • Përfundon manovra e përbashkët e Iranit, Rusisë dhe Kinës

Manovra e përbashkët detare e Iranit, Rusisë dhe Kinës ka përfunduar me një paradë ushtarake të forcave pjesëmarrëse.

Sipas një njoftimi të zyrës informative të ushtrisë iraniane, manovra e përbashkët detare e Iranit, Rusisë dhe Kinës nisi prej 27 dhjetor nga porti Shahid Beheshti në juglindje të Iranit, dhe përfundoi sot në rajonin verior të oqeanit Indian. Në paradën përfundimtare të manovrës, destrojerët iranianë Alborz dhe Bajandar, anijet raketahedhës Anda Nejze, fregata ruse Jarusolo Muderi dhe destrojeri kinez Shining, kanë demonstruar forcën e tyre. Në tre ditë manovra ushtarake janë testuar kapacitete ushtarake në goditjet në sipërfaqe, ndihmën e shpejtë detare, fikjen e zjarrit dhe përballjen me piraterinë detare. Shkëmbimi i eksperiencës  në fushën e sigurisë mes forcave detare të Iranit, Rusisë dhe Kinë ishte një nga objektivat kryesore të kësaj manovre. Admiral Husein Khanzade, komandat i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, ditën e dielë në kuadër të manovrave të përbashkëta ushtarake të Iranit, Rusisë dhe Kinës ka thënë: Të gjitha fazat e kësaj manovre janë kaluar me sukses.