Ruhani: Populli i Iranit i qëndron besnikë Revolucionit dhe lidershipit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93630-ruhani_populli_i_iranit_i_qëndron_besnikë_revolucionit_dhe_lidershipit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se populli i Iranit është besnik ndaj Revolucionit, ndaj lidershipit dhe sistemit shtetëror të Revolucionit Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 01, 2020 10:38 Europe/Tirane
  • Ruhani: Populli i Iranit i qëndron besnikë Revolucionit dhe lidershipit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se populli i Iranit është besnik ndaj Revolucionit, ndaj lidershipit dhe sistemit shtetëror të Revolucionit Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë në ceremoninë e përurimit të metrosë në një zonë në perëndim të Teheranit, vuri në dukje sakrificën e popullit për Islamin, Iranin dhe Revolucionin, shtoi: “Në ditët e kaluara me miliona qytetarë iranianë dolën në rrugë për të mbështetur sigurinë, qetësinë e Iranit dhe për të mbështetur Revolucionin, lidershipin dhe sistemin shtetëror të Republikës Islamike dhe kjo do të thotë besnikëri e popullit iranian”.

Ruhani deklaroi: “Natyrisht populli iranian ka zgjedhur rrugën e drejtë dhe pushteti është i krijuar në bazë të votës së qytetarëve dhe në këtë mes ajo çfarë ka rëndësi është kjo që duhet të jemi optimist për të ardhmen dhe çdo kush që mundohet të dëmtojë këtë çështje, me padyshim se mundohet të dëmtojë popullin e madh iranian dhe Revolucionin Islamik të Iranit”.