Reagimet botërore ndaj martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani
Lajmi për martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare dhe të Abu Mehdi Muhandes zëvendës kreu i forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak, të cilët u martirizuan nga një sulm terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit, është përhapur me shpejtësi në mediat botërore.
Televizioni shtetëror i Irakut ditën e premte njoftoi për martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani, komandant i forcave Kods të gardës revolucionare dhe të Abu Mehdi Muhandes zëvendës kreu i forcave Hashd Shaabi në Irak. Kanali BBC në raportin e tij të së premtes ka shkruar: Qeveria irakiane thotë se një sulm ajror ka ndodhur pranë aeroportit të Bagdadit. Njëkohësisht agjencia Reuters e lajmeve, duke cituar Hashd Shaabi ka raportuar se një funksionar i lartë i këtij grupi paramilitar së bashku me disa persona të tjerë dhe 2 miq të rëndësishëm, u vranë në një sulm ajror në aeroportin e Bagdadit. BBC shton: Televizioni shtetëror i Irakut ditën e premte raportoi se në sulmin ajror në afërsi të aeroportit të Bagdadit janë sulmuar dy automjetet e grupit Hashd Shaabi në të cilin është vrarë ( martirizuar) Kasem Sulejmani komandant i forcave Kods të gardës revolucionare të Iranit dhe disa prej liderëve të forcës Hashd Shaabi. Irani ka reaguar ndaj këtij krimi. Në këtë raport gjithashtu pretendohet se në këtë sulm ajror është vrarë Abu Mehdi Muhandesi zëvendësi i grupit Hashd Shaabi dhe në total në sulm janë vrarë 5 dhe plagosur 9 persona. Kanali Sky News Arabic në raportin e tij duke cituar burimet irakiane njoftoi për martirizimin e gjeneralit legjendar Kasem Sulejmani dhe të Abu Mehdi Muhandesi. Kanali Euronews gjithashtu në një raport të tij lidhur me martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani komandant i forcave Kods të Gardës Revolucionare në një sulm ajror të forcave amerikane në Irak, raportoi: Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, Pentagon, me anë të një deklarate bëri të ditur se me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump, kreu terrorin kundër gjeneral Kasem Sulejmani. Ndërsa televizioni Al Jazeera raportoi se në këtë sulm ka humbur jetën gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare të Iranit. Kjo media shton se gjeneral Kasem Sulejmani kohët e fundit ka vizituar shumë herë Irakun. Një prej gazetarëve të Uashington Post në Irak duke cituar burimet e saj ka raportuar se krerët e Hashd Shaabi dhe ata që i shoqëronin, janë vrarë pas një sulmi të dronëve ndaj automjeteve të tyre në kohën kur po dilnin nga aeroporti i Bagdadit. Kanali televiziv Al Jazeera raportoi se sipas një njoftimi të Reuters, citon zëdhënësin e grupit Hashd Shaabi të ketë thënë se amerikanët dhe izraelitët janë përgjegjës për martirizimin e Kasem Sulejmani dhe të Mehdi Muhandes.