Garda Revolucionare: Kriminelët do të përballen me hakmarrje të ashpër!
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93692-garda_revolucionare_kriminelët_do_të_përballen_me_hakmarrje_të_ashpër!
Garda e Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një deklarate, ka shprehur ngushëllime për martirizimin e gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods dhe për martirët e tjerë të këtij krimi terrorist të Amerikës në Bagdad dhe ka theksuar se për hakmarrje të ashpër nga kriminelët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 03, 2020 09:42 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare: Kriminelët do të përballen me hakmarrje të ashpër!

Garda e Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një deklarate, ka shprehur ngushëllime për martirizimin e gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods dhe për martirët e tjerë të këtij krimi terrorist të Amerikës në Bagdad dhe ka theksuar se për hakmarrje të ashpër nga kriminelët.

Garda e Revolucionit Islamik të Iranit ditën e premte në këtë deklaratë, deklaroi: “Sulmi ajror terrorist i forcave agresore dhe terroriste të Amerikës ndaj makinës që transportonte gjeneral Kasem Solejmanin dhe shoqëruesit e tij dhe disa komandantë të tjerë të forcave Hashd Sha’bi të Irakut si gjeneralin e madh Abu Mahdi Al-Muhendis të cilët ishin duke shkuar në një vend të caktuar për të programuar përballjen me komplotin e ri të amerikanëve për ringjalljen e grupit terrorist ISIS dhe të grupeve të tjera takfiriste për prishjen e sigurisë së Irakut, u bë shkak për martirizimin krenar të këtyre luftëtarëve të mëdhenj të Islamit”.

Garda e Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar vazhdimin e rrugëve të këtyre martirëve, tha: “Gjeneral Kasem Solejmani nuk ishte vetëm një person, por është një bindje dhe një shkollë e pafund dhe nga tani armiqtë do të përballen me simbole dhe shembuj shumë më domethënës se sa ata në gjeografinë e hegjemonisë dhe pranisë së paligjshme dhe pushtuese të tyre në rajone të ndryshme të botës”.

Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: “Martirizimi i gjeneral Kasem Solejmanit dhe të bijve të tjerë të edukuar në shkollën e Vilajeti Faki dhe të Rezistencës Islame, do të hapë një kapitull të ri dhe të gjerë të fronteve të reja në procesin e rezistencës kundër sionizmit dhe luftës kundër terroristëve agresorë dhe pushtues amerikanë në rajon”.