Takhtrevançi: Përgjigjja ndaj veprimit ushtarak të Amerikës do të jetë veprim ushtarak
Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, në një intervistë për mediat amerikane deklaroi se Irani nuk do të mbyllë sytë përballë veprimeve ushtarake të Amerikës që çuan në martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani.
Në intervistën e tij për CNN, Maxhid Takhtrevançi përfaqësuesi i Iranit në OKB, deklaroi se Amerika luftën kundër Iranit nuk e ka nisur vetëm nga aspekti ekonomik por ka shkuar edhe më tej duke martirizuar gjeneral Kasem Sulejmani. Ne nuk do t’i mbyllim sytë tonë rreth kësaj ngjarjeje dhe do të hakmerremi ashpër, tha në fjalën e tij përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB. Takhtrevançi shtoi se Amerika martirizimin e gjeneralit dhe komandantit të forcës Kods të gardës revolucionit të Iranit e kreu me një operacion ushtarak dhe përgjigjja që ajo do të marrë është po me operacion ushtarak. Kur dhe se ku do të jepet kjo përgjigje, është vendim që do të merret nga Irani, tha ndër të tjera Takhtrevançi. Unë nuk jam në atë pozitë që të flas për atë çka do të ndodhë, mirëpo juve ju them se sulmi i Amerikës ndaj një prej gjeneralëve të lartë të Iranit bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Kjo është në kohën kur hapësira ajrore e Irakut është përdorur për kryerjen e këtij sulmi dhe kjo është shkelje e sovranitetit të Irakut ashtu siç ka thënë edhe ministri I jashtëm irakian. Pas kësaj duhet të jemi në pritje të çdo lloj veprimi që do t’i përgjigjet këtij krimi dhe agresioni.