Irani do të jetë i durueshëm në planifikimin e përgjigjes
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93737-irani_do_të_jetë_i_durueshëm_në_planifikimin_e_përgjigjes
Një komandant i lartë i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik ka thënë se Teherani do të jetë "i durueshëm" në caktimin e "kohës dhe vendit" të duhur për përgjigjen e tij kundër vrasjes së Gjeneral Kasem Soleimanit nga forcat terroriste amerikane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 04, 2020 16:53 Europe/Tirane
  • Irani do të jetë i durueshëm në planifikimin e përgjigjes

Një komandant i lartë i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik ka thënë se Teherani do të jetë "i durueshëm" në caktimin e "kohës dhe vendit" të duhur për përgjigjen e tij kundër vrasjes së Gjeneral Kasem Soleimanit nga forcat terroriste amerikane.

"Ne do të krijojmë një plan, me durim, për t'iu përgjigjur këtij akti terrorist në një mënyrë shkatërruese dhe të fuqishme," tha të shtunën gjeneral brigade Abolfazl Shekarçi. "Ne jemi ata që vendosim për kohën dhe vendin e përgjigjes sonë reciproke," tha ai. Komandanti i Gardës Revolucionare tha se Teherani njofton hapur se do të mbrojë "boshtin e rezistencës" me të gjitha forcat. Ai shtoi se përgjigjja e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara do të përfshijë strategji ofensive përtej masave mbrojtëse. Shekarçi tha se vrasja e Gjeneral Soleimanit "largoi maskën" nga fytyra e Uashingtonit dhe tregoi mbështetjen e tij për terroristët e ISIS, të cilët janë mposhtur kryesisht për shkak të forcave antiterroriste të udhëhequr nga martirët Soleimani dhe al-Muhandis.