Zarif: Populli irakian i dha përgjigjen sekretarit qesharak dhe kloun të Amerikës
(last modified Sun, 05 Jan 2020 07:52:00 GMT )
Janar 05, 2020 08:52 Europe/Tirane
  • Zarif: Populli irakian i dha përgjigjen sekretarit qesharak dhe kloun të Amerikës

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke vënë në dukje ceremoninë madhështore të zisë që u mbajt në Irak për nder të gjeneral Kasem Sulejmanit komandant i forcave Kods të gardës revolucionare të Iranit, deklaroi se pjesëmarrja e gjerë e popullit irakian i dha përgjigjen e duhur sekretarit qesharak dhe kloun të Amerikës, Mike Pompeo.

Muhamed Xhavad Zarif duke rikujtuar deklaratën qesharake të Mike Pompeo i cili pas martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani deklaroi se populli irakian po feston vrasjen e tij dhe të shokëve të tij, në një mesazh në Twitter shkroi: 24 orë më parë një kloun qesharak me një pamje gjoja diplomatike ka pretenduar se banorët e qyteteve të Irakut janë duke kërcyer nga gëzimi. Sot me mijëra vëllezër dhe motra të Irakut, me pjesëmarrjen e tyre i dhanë përgjigje këtij klouni. Zarif ndër të tjera deklaroi se përfundimi i pranisë vandale dhe destruktive të Amerikës në Azinë Perëndimore ka nisur. Dje ceremoni zie në prani të trupit të martirit gjeneral Kasem Sulejmani janë organizuar në qytetet Kazemein, Bagdad, Qerbela dhe Naxhaf të Irakut. Sot pasdite trupi i martirit Kasem Sulejmani do të arrijë në mauzoleun e imam Rezait(as) imamit të 8-të të myslimanëve shiitë të botës në qytetin Mashhad. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare së bashku me disa shokë të tij, u martirizua në një sulm të forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak. Sipas deklaratës së lëshuar nga departamenti amerikan i luftës, Pentagon, urdhri për asgjësimin e gjeneral Kasem Sulejmanit u dha nga vetë presidentit Donald Trump. Gjeneral Kasem Sulejmani ishte një nga figurat më kryesore në luftën kundër grupit terrorist ISIS në Irak dhe në rajonin e Azisë perëndimore.

Tags