Amerika përgjegjëse e pasojave të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93747-amerika_përgjegjëse_e_pasojave_të_martirizimit_të_gjeneral_kasem_sulejmani
Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare së bashku me zëvendësin e forcave Hashd Shaabi, Abu Mehdi Muhandez dhe 8 persona që i shoqëronin ata, u martirizua në një sulm ajror të forcave terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2020 05:22 Europe/Tirane
  • Amerika përgjegjëse e pasojave të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani

Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare së bashku me zëvendësin e forcave Hashd Shaabi, Abu Mehdi Muhandez dhe 8 persona që i shoqëronin ata, u martirizua në një sulm ajror të forcave terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.

Ky akt terrorist dhe pasojat e tij, është një çështje për të cilën do të përgjigjet qeveria amerikane. Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e shtunë në një bisedë telefonike me Rexhep Tajip Erdogan presidentin e Turqisë, pasi vuri në dukje se Irani nuk ka qenë kurrë nismëtar i ndonjë tensioni në rajon deklaroi: Nëse Irani do të heshtë përballë krimeve të Amerikës, Uashingtoni të tilla krime do t’i përsërisë edhe në vende të tjera të rajonit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu në takim me Muhamed bin Abdul’rahman Al thani, ministër i jashtëm i Katarit deklaroi: Të gjitha vendet e rajonit me një zë të përbashkët duhet të dënojnë terrorizmin qeveritar. E kaluara ka treguar se kjo nuk është hera e parë që Amerika kryen krime dhe terrorizëm qeveritar. Në vitin 1988, Amerika kreu një krim të tmerrshëm dhe sulmoi avionin e transportit civil Arbas të Iranit. Ky avion ishte nisur nga aeroporti Bandar Abas për në Dubai dhe në kohën kur po kalonte në hapësirën ajrore të Gjirit Persik është qëlluar nga dy raketa cruise të anijes amerikane USS Jack Vinsens dhe të gjithë 290 udhëtarët e tij humbën jetën. Qeveria amerikane menjëherë pas këtij sulmi, për të justifikuar këtë krim të madh deklaroi se veprimi u ndërmor për vetëmbrojtje. Mirëpo më në fund gënjeshtrat dhe mashtrimet e Amerikës u bënë të qarta. Organizata ndërkombëtare e aviacionit civil në dhjetor të vitit 1988 në raportin e saj deklaroi se anije Vinsens në kohën e lëshimit të raketave duke shkelur normat ndërkombëtare ishte plotësisht brenda ujërave territoriale të Iranit. Revista amerikane Voice gjithashtu më 22 korrik të vitit 2014 ka zbuluar një dokument ku thuhet se ish presidenti amerikan Donald Reigan në një letër dhe komunikim me ish kryeministren e Anglisë Margaret Thacher ka kërkuar që me çdo kusht përgjegjësia për rrëzimin e avionit të transportit civil të bie mbi Iranin. Ata në këtë komunikim kanë thënë se çdo lloj deklarate apo prononcimi zyrtar duhet të bëhet në atë formë që të tregojë se Amerika për të mbrojtur veten e saj ndërmori sulmin ndaj avionit civil. Sot Trump për të justifikuar vrasjen e  një gjenerali të lartë të Iranit në Irak, po përsërit po ato gënjeshtra dhe mashtrime dhe mundohet që këtë sulm terrorist dhe shkeljen e sovranitetit të Irakut, ta justifikojë gjoja me parandalimin e një tjetër lufte në rajon. Mirëpo ky krim deri kur dhe deri ku do të vazhdojë? Irani nuk mund të mbyllë sytë e tij përballë asaj që ndodhi. Me padyshim ky veprim terrorist i Amerikës do të marrë përgjigje dhe hakmarrje të ashpër. Gjeneral Husein Selami, komandanti i përgjithshëm i forcave të gardës revolucionare të Iranit ka thënë: vrasja e gjeneral Sulejmanit është pikënisja e përfundimit të pranisë së Amerikës në rajon dhe fronti i rezistencës është me i vendosur sesa në të kaluarën për të marrë hakun e gjakut të komandantit martir të tij. Irani për të ruajtur sigurinë e rajonit është në mobilizim dhe gatishmëri të plotë dhe gjeneral Kasem Sulejmani me padyshim ishte një nga luftëtarët më të mëdhenj në luftën kundër terroristëve në rajon gjë e cila tregon vullnetin dhe vendosmërinë e Iranit për të vazhduar këtë rrugë.